Në vitet 1890, një nga pandemitë më të mëdha në histori, e njohur në atë kohë si “gripi rus”, përfshiu botën dhe shkaktoi 1 milion njerëz të vdekur. Gripi rus tani mendohet se është emërtuar gabimisht. Ndoshta nuk ishte gripi, por më tepër një koronavirus që krijonte atë që sot quhet “ftohje” e zakonshme. Por nuk ishte vetëm kaq.
Në kohën që virulenca binte, njerëzit që e kishin kaluar, përjetuan më vonë një sërë çrregullimesh nervore. E njëjta gjë ndodhi më vonë në vitin 1918, kur u përhap gripi spanjoll dhe diçka e ngjashme po ndodh tani me pandeminë e Covid-19. Tashmë bota përveç virusit po vuan edhe nga fenomeni i quajtur “periudha post-Covid”.
Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, gjendja e zgjatur e Covid-19 është një term për të përshkruar efektet e Covid-19 që vazhdojnë për javë ose muaj përtej simptomave fillestare. Nuk dihet ende se sa është numri i personave me këtë gjendje në vendin tonë.
Gazetasi.al ka kërkuar informacion disa herë pranë autoriteteve shëndetësore por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje, mbi numrin dhe si vijon trajtimi i pacientëve me këtë gjendje.
Studime të ndryshme ndërkombëtare të botuara në revistat mjekësore si “The Lancet”, “The Science” e të tjera, tregojnë se simptomat Covid-19 në gjendje të zgjatur janë të qëndrueshme rreth një vit pasi një individ ka kaluar infeksionin.
Çfarë tregojnë raportet e reja?
Një sondazh tek pothuajse 3,800 njerëz në të gjithë botën, rezultoi se 205 prej tyre kanë përjetuar këtë gjendje. Një i sëmurë zakonisht ka disa simptoma në të njëjtën kohë, marrje fryme, lodhje , humbje përqendrimi dhe dhimbje koke. Në më shumë se 90% të atyre rasteve simptomat nuk ishin aq të forta sa të shkonin në spital. Ekspertët e shëndetit Publik kudo në botë po theksojnë se gjendja post covid duhet të merren parasysh dhe të mbahen nën kontroll sepse ashtu si është raportuar më herët Covid-19 mund të replikohet në çdo organ.
Sipas ekspertëve kjo gjendje e mistershme vjen nga sindroma e lodhjes kronike (CFS), e cila shpesh duket se ndjek një infeksion viral ose bakterial. Studiuesit në Britani krahasuan qëndrueshmërinë e një sërë simptomash tipike të Covid-19 tek 22,000 njerëz që kishin rezultuar pozitivë për sars-cov-2 dhe sa kishin gjasa të prekeshin nga gjendja post-covid e probabiliteti ishte lartë për këdo. Një studim nga Kolegji “King’s” në Londër tregoi se mosha mesatare e personave që vuanin nga gjendja post-covid ishte 45-vjeç dhe burrat ishin më shumë të rrezikuar nga kjo gjendje. Sipas ekspertëve të shëndetit në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor (CDC), në SHBA ekzistojnë tre lloje të gjendjes post-covid.
-E para karakterizohen nga “intolerancë në ushtrime”, që do të thotë se njerëzit marrin frymë me vështirësi, lodhen shpejtë dhe nuk mund të kryejnë aktivitet fizik.
-E dyta karakterizohet nga probleme të përqendrimit dhe problemet me kujtesën.
-E treta karakterizohet nga probleme me sistemin nervor autonom, mosfunksionimi i një grupi nervash që kontrollojnë rrahjet e zemrës, frymëmarrjen dhe tretjen. Dëmtimet e sistemit nervor autonom njihen si disautonomia, një term përmbledhës kur vuan nga një sërë simptomash.
Duke marrë parasysh këto të dhëna studiuesit po kryejnë hulumtime në të gjitha drejtimet për të parë se si vijon kjo gjendje tek pacientë të ndryshëm. Ka tashmë prova që virusi mund të replikohet kudo në trup, megjithëse të dhënat janë kryesisht nga ata që nuk e kanë zhvilluar gjendjen post-covid.
Një studim i botuar së fundmi në “Nature” tregoi se disa njerëz kishin gjurmë të proteinave sars-cov-2 në zorrët e tyre katër muaj pasi ishin shëruar nga kjo gjendje. Produktet virale nga sars-cov-2 janë gjetur gjithashtu në urinën e njerëzve disa muaj pas shërimit të tyre dhe pikërisht këto gjetje tregojnë se pse vijon gjendja post-Covid.
Ekspertët kanë shpjeguar që prej fillimit të pandemisë se ata nga ata që vuajnë nga gjendja post-covid kanë “makrofagë të sjelljes së keqe”, qelizat përgjegjëse për zbulimin dhe shkatërrimin e virusit. Ajo shfaqin një aktivizim jo normal të qelizave B – qelizat e bardha të gjakut që nxjerrin antitrupa specifik për të shkatërruar patogjenët.
Dhe disa kanë probleme me qelizat e tyre T, të cilat janë pjesë e sistemit imunitar që kanë detyrat e shkatërrimit të qelizave të infektuara. Në studimin e Kolegjit King’s u raportua se inflamacioni jashtë kontrollit, i shkaktuar nga citokinat është një shenjë dalluese e sëmundjes. Një mendim është se inflamacioni që ndodh kur njerëzit janë të sëmurë disi dhe është e dëmtuar një pjesë e sistemit të tyre nervor autonom.