Prej datës 1 prill Shqipëria ka hequr vizat për rusët që duan të vizitojnë Shqipërinë për turizëm. Ambasada e Rusisë në Tiranë në faqen zyrtare në Facebook promovon bukuritë natyrore të vendit tonë. Postimet e fundit janë nga Qeparoi në jug dhe Apolonia.
“Shqipëria përmes syve të diplomatëve. Fshati i vogël bregdetar në Qeparo dhe pamjet e bukura të Jonit” shkruhet në një nga postimet e shoqëruara me disa foto.