Projekti i Rilindjes Urbane transformoi qendrat e qyteteve dhe qytezave në çdo cep të vendit duke i kthyer ato më të aksesushme për qytetarët.

Pas përfundimit të këtij projekti menjëherë qeveria Rama nisi zbatimin e projektit që kishte për qëllim transformimin e zonave rurale.

I tillë është rasti i Shirokës, një vend piktoresk që falë ndërhyrjes është transformuar rrënjësisht duke u bërë potencial për t’u vizituar nga turistë vendas e të huaj.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij të “Facebook”. ‘Mirëmëngjes nga Shiroka’, shkruan Rama. (Lexo.al)