Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka ndarë një foto në Instagram, aty ku shihet duke ngrënë byrek të cilin e shoqëron me kos.

Ai tregon se po përgatitet për javën e ardhshme, kur e pret një darkë pune në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme e besoj dhe të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Europën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në krah të fotos.

Nesër Vuçiç dhe kryeministri Kurti do të takohen përballë. Një ditë më parë, presidenti serb iu rikthye temës së ndryshimit të kufijve, duke thënë se është kundër saj, por shtoi se një ide e tillë do të mund të gjente zbatim nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër.