Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të diele një foto të veçantë me djalin e vogël, Zaho. Ai shihet teksa e ka kapur përdore duke i treguar lapidarin për dëshmorët e fshatit Vuno. Interesant është fakti që lapidari mban emrin Zaho.

Zaho e ka shprehur dashurinë e tij për Vlorën në një nga mitingjet elektorale, kështu që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’ia tregojë çdo pëllëmbë të saj.