Greqia ka regjistruar 395 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 420, 295 persona, prej të cilëve 51,2% e tyre janë burra.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 21 pacientë humbën jetën nga Covid-19 dhe që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12, 634 humbje jete. Sipas autoriteteve 95,2% e viktimave kishin sëmundje shoqëruese. Aktualisht në intubim ndodhen 239 pacientë me koronavirus.