Autoritetet italiane kanë raportuar sot 51 viktima dhe 2,275 raste të reja me koronavirus. Në spital u regjistruan të dielën 4.963 pacient duke mos përfshirë ata në kujdes intensiv, nga 5.193 një ditë më parë.

Sipas të dhënave ka 20 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, të pandryshuara nga e shtuna. Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv ra në 774 nga një 788 i mëparshëm.

Që kur filloi pandemia në shkurt, Italia ka regjistruar 126,523 vdekje të lidhura me koronavirus, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe tetë më i larti në botë.