Mbretëresha Elizabeth ka shprehur urimet pasi Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor, ka thënë Pallati Buckingham.
Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit gjithashtu uruan çiftin në rrjetet sociale. Stërmbesa e 11-të e Mbretëreshës lindi të premten në një spital në Santa Barbara, California.
Lilibet ishte pseudonimi i Mbretëreshës kur ishte fëmijë, përcjell abcnews.al.
Pallati Buckingham tha: “Mbretëresha, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwall, dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmet.”
Princi Charles, babai i Princ Harry-t dhe Dukesha e Cornëall postuan në Twitter : “Urime Harry, Meghan dhe Archie për ardhjen e foshnjës Lilibet Diana. Duke i uruar të gjithë të mirat në këtë kohë të veçantë”.
Princi William dhe Dukesha dhe Cambridge thanë: “Ne të gjithë jemi të kënaqur nga lajmi i lumtur për ardhjen e foshnjës Lili.”
Kryeministri Boris Johnson i dërgoi gjithashtu shumë urime çiftit dhe lideri i Punës Sir Keir Starmer mirëpriti lajmin e mrekullueshëm.