Prej 3 javësh Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.
Gjatë ditës së sotme punonjësit e IKMT-së po punojnë për prishjen e objekteve pa leje në Golem, Durrës.
Gjatë aksioneve të IKMT-së u shembën ndërtesa pa leje në Shëngjin, Velipojë, Ksamil dhe Lukovë.
Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare.
IKMT pas përfundimit të shembjeve në bregdet do të nisë punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.