Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë gjobitur 3037 shoferë të cilat janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se 54 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë.
Gjithashtu mësohet se janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 të tjerë ishin pa patentë. Policia sqaron se shkeljet më të shpeshta që bëjnë shoferët janë: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurisë, shpejtësia e lartë dhe manovrat e rrezikshme në rrugë.