Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtarë i grupimit ‘Për PD-në’ ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH për Sali Berishën Non-grata. Imami deklaroi se letrat për Non-grata i ka bërë lideri i selisë blu. Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga biseda:
Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’.
Cilat janë vendimet e korruptuara? Megjithëse, me të drejtë Berrisha ka thënë se nuk është përgjegjës, por ama, publikisht, Berisha e ka mbështetur Bashën. Dhe për mua, ky ka qenë gabimi i fundit fatal i Berishës, që nuk do t’ja kisha dëshiruar as atij, as PD-së, as vendit.
Sot, Berisha mund të jetë 200-400%, sepse e di më mirë se unë që ky është një ndër njerëzit që i ka bërë letrat, leje seç thotë Edi Rama ai, por i kanë bërë të dy bashkë.
Alban Dudushi: Ky dhe Edi Rama?
Arben Imami: Po, mbase më shumë ky se ai. Dhe e di mirë këtë unë. Dhe koha do ta tregojë këtë gjë.
Alban Dudushi: Po thoni se Lulzim Basha ka shitur Sali Berishën.
Arben Imami: Absolutisht po, sepse duke e ngarkuar Berishën me këto ngarkesa politike, mospjesmarrja në zgjedhje, largimi nga Parlamenti, duke thënë gjithandej, ambasadë më ambasadë që ‘nuk më lë Sali Berisha të bëj politikë’. Kjo është arsyeja e vërtetë, e rëndësishme dhe e madhe.