Nga Mero Baze/ Lulzim Basha po e mbështet fushatën e javës së fundit mbi dy premtime që përveçse janë gënjeshtra, nuk ja ka kërkuar dhe njeri.
E para është që do fus vendin në zgjedhje të parakohshme duke hequr paralele pa asnjë lidhje me vitin 1991 dhe e dyta që do bind ndërkombëtarët që zgjedhjet janë vjedhur.
Të dyja përveçse janë premtime të gënjeshtra, janë dhe të panevojshme pasi vet PD është disa hapa para tij në këtë pikë.
E para krahasimi me vitin 1991 kur Partia e Punës fitoi zgjedhjet dhe pas një viti u ribënë zgjedhje, është një situatë e ngjashme me vitin 1996, kur PD fitoi zgjedhje me dhunë, dhe pas një vit u përmbys Shqipëria dhe u ribënë zgjedhje.
Shqipëria nuk është në ato kushte për qindra arsye, por mbi të gjitha për një kryearsye. Edhe më 1991 edhe më 1996, trendi dhe fryma e shoqërisë shqiptare ishte për ndryshim por u frenua më 1991 nga frika e ndryshimit dhe më 1996 nga dhuna e shtetit.
Perëndimi në të dyja rastet ishte me opozitën dhe fal frymës që ekzistonte në vend dhe mbështetjes së perëndimit kryesisht SHBA, edhe më 1992 dhe më 1997 u ribënë zgjedhje të reja dhe u arrit ndryshimi.
Lulzim Basha nuk ka as frymën, as SHBA as Evropën me vete në këtë histori. Bile si ka shumë kundër të gjithë. Ndaj nuk ja vlen të gënjej pa shkak.
E dyta që është gënjeshtër edhe më e madhe, është se ky do të bind Perëndimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do sjell ndryshimin.
Perëndimi në Shqipëri ka OSBE /ODIHR si institucion që flet për standardin e zgjedhjeve. SHBA, BE, OSBE, Gjermani Itali Francë Greqi etj. janë konsultuar me të dhe kanë uruar kryeministrin në detyrë për fitoren. Biles në mënyrë të pazakont ai ka marr urim dhe personalisht nga Sekretari i Shtetit të SHBA. Këtë urim e ka marr mes të tjerash pikërisht për këtë gënjeshtrën e Lulzim Bashës që nuk pranon humbjen, por thotë se zgjedhjet janë vjedhur.
Kështu që për zgjedhjet Perëndimi është bindur. E vetmja pikpyetje e Perëndimit me Bashën është çështja Berisha. Shansi që Lulzim Basha të bëhet aleat i tyre është të distancohet nga Sali Berisha Nëse me afrimin me Perëndimin ka parasysh këtë, pra që do shes Berishën, kjo ka sens. Natyrisht kjo ska të bëj me zgjedhjet po ka të bëj me të ardhmen e raporteve të Bashës me Perëndimin. Nëse ai ka ndërmend të trokas në ndonjë derë, duhet që jashtë derës të ketë deklaruar që nuk ka punë më me Sali Berishën. Nëse është i gatshëm ta bëj këtë dhe mund ti hapet ndonjë derë, por jo për të afruar apo larguar zgjedhjet, por për të afruar ose izoluar Lulzim Bashën.
Ndaj e shikoj të palogjikshme përpjekjen e tij për të gënjyer pa ja kërkuar njeri. Se 13 Qershori kalon shpejt, dhe një javë është dhe pas një jave do ti duhet të mbaj premtimet . Edhe ashtu ai ka për tu shpallur kryetar dhe nuk ka arsye të premtoj gënjeshtra që më shumë do ti hapin telashe. Janë gënjeshtra që nuk ja kërkojnë më as demorkatët. Ata janë të qartë që zgjedhje ka më 2025, por nuk janë të qartë me kë i fitojnë me Bashën apo me ndonjë tjetër.
Leave a Reply