Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ë PD-së Edvin Kulluri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ashpër pasi nuk ka gjetur emrin e tij në listat e votuesve. Kulluri në reagimin e tij thekson se kjo është një masakër zgjedhore brenda partisë më të madhe opozitare.
Sipas tij lu fta për demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdojë pa ndërprerje deri në arritjen e qëllimit! “Pavarësisht vullnetit të mirë të komisionit zgjedhor të degës se PD nr. 2 Tirane qe me mundësoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listën e votuesve te Partisë Demokratike!
Pas kësaj mas akre zgjedhore brenda partisë me te madhe te opozitës 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD! Lu fta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!”, shkruan Kulluri.