Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, deklaroi se situata është nën kontroll, pasi përveçse nuk ka humbje jete, kemi edhe disa qarqe që nuk kanë raste aktive. Sipas tij, “e keqja më e madhe ka kaluar patjetër, vera do të jetë më e qetë, por më shqetëson fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme; në Itali janë zbuluar më shumë se 100 raste me këtë variant; është prezente edhe në Greqi”.
Brataj nënvizon për A2 se “arma më e fuqishme karshi çdo virusi është vaksina”. Në lidhje me gripin e shpendëve, Brataj tha: “Nuk është hera e parë që shpërthen, por nuk ka rrezikun e madh të përhapjes te njerëzit”. “Është e vështirë përhapja nga shpendi te njeriu, ajo ndodh vetëm me kontakt direkt dhe konsumimit të një ushqimi të pagatuar mirë”, deklaroi Brataj.