Fotografi i njohur nga Peruja, ikonë e modës, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukuritë shqiptare të arbëreshëve të Italisë. Pak kohë më parë fotografi i njohur me origjinë peruane, imazhet e të cilit janë publikuar në kopertinat e revistës Vogue, Elle, Vanity Fair etj, vizitoi Horen e Arbëreshëve për të parë nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre shekuj më parë.

Në profilin e tij në Instagram, që ndiqet nga miliona njerëz nga mbarë bota, Mario Testono ka ndarë foton e një vajze të veshur me kostum tradicional arbëresh. Kjo është fotografia e parë që Testino ka shkrepur gjatë vizitës në zonat e arbëreshe.

Në përshkrimin e fotos, fotografi shkruan se arbëreshët nuk i kanë harruar kurrë traditat shqiptare dhe i kanë ruajtur gjithmonë lidhjet me vendin e të parëve. Ndër të tjera ai thotë se takimi me ta i kujtoi se ai si në djalë nga Peruja se nuk duhet ta harrosh kurrë se nga vjen.

“Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”, shkruan Testino në foton e shkrpeur nga dora e tij.