Pas zbulimt të 405 miliardë metër kubikë të gazit natyral në Sakarya, Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyral në jug të Detit të Zi, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Me 135 miliardë metër kubikë të zbuluar, vlera totale e gazit natyral të zbuluar në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kubikë.
Anija jonë ka bërë një zbulim prej 135 miliardë metër kubikë të gazit natyral në pusin Amasra-1 në fushën e gazit Sakarya”, tha Erdogan gjatë një konference në provincën Zonguldak.
Ankaraja synojnë që të nxjerrë gazin natyral nga fusha Sakarya dhe ta furnizojë rrjetin e saj deri më 2023. Erdogan tha sa për ta arritur këtë synim do të punohet “ditë e natë”.
Anija turke e shpimit Fatih zbuloi 405 miliardë metra kub gaz natyror vitin e kaluar, në zbulimin më të madh në historinë e vendit dhe zbulimin më të madh të gazit në det të hapur në të gjithë botën në vitin 2020 në pusin Tuna-1 që ndodhet rreth 170 kilometra larg bregut të provincës turke Zonguldak
Turqia varet shumë nga importet e naftës dhe gazit nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, po ashtu furnizohet me gaz të lëngshëm nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.
Vitin e kaluar, Turqia ka importuar 48.1 miliardë metër kubikë gaz, që është 6 për qind më shumë se viti paraprak. Një e treta e këtyre furnizimeve erdhi nga Rusia.
Turqia po ashtu ka kryer ekspedita për zbulim të naftës dhe gazit në Mesdhe, por operacionet në ujërat e kontestuar rritën tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.