Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 184 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor, ku janë dhënë 39 masa me paralajmërim, kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Gjithashtu u morën 34 mostra në monitorim të produkteve ushqimore. Ndërsa me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 17.926 kg produkte ushqimore.