Dashi
Bashkëpunime që rezikojnë të shpërblehen dhe martesa që shkojnë deri fundit. Në një moment do kuptoni se të ruani ekuilibrat do jetë më mirë.
Demi
Një ndryshim i madh vjen në jetën tuaj dhe ju e keni parandjerë deri diku megjithëse nuk mund ta pranonit. Përpiquni të mos bëheni ekstremist.
Binjaket
Një përballje shume e madhe me punën dhe ndryshim i madh në lidhje me deshirat dhe ëndrrat tuaja. Asgjë e deri tanishme e qëndrueshme nuk mbetet më e tillë.
Gaforrja
Përballja në dëshira dhe qëllime do jetë e madhe. Asnjëra nuk do identifikohet me tjetren duke ju sjell kontradita në shoqëri dhe jetën personale.
Luani
Një kthesë e papritur e fatit do ju sjelle një ndryshim shumë të madh në lidhje me punën. Kujdes nga përballjet me njerëz të fuqishëm dhe të pushtetshëm.
Virgjeresha
Këto ditë do keni një ndryshim në planet dhe në startegjinë tuaj. Kujdes në çështjet ligjore dhe kontaktet me jashte pasi aty ka përballje.
Peshorja
Do keni një përballje për çështje të rëndësishme ekonomike dhe rregullim te ardhurash. Kujdes nga konfliktet dhe humbja e të ardhurave apo qëllimet.
Akrepi
Mund ti thoni stop sot një mënyre jetese që ju ka mbajtur peng. Një ndryshim i madh vjen edhe për ju mjafton ta bëni në mënyrën e duhur.
Shigjetari
Psikologjikisht po luftoni me mullinjte me erë apo me kundërshtaret tuaj të brendshëm dhe të fshehtë. Duhet një ndryshim pune.
Bricjapi
Ka ardhur një moment ku ndjeheni të penguar nga një veprimtari apo nga një lidhje personale. Do ndodh diçka qe ju bën të shpërtheni.
Ujori
Duhet më ne fund ti jepni fund një situate të panatyrshme në familje apo në çeshtje pune. Kujdes përballjet me njerëz te pushtetshëm. Një rrugë e re hapet.
Peshqit
Në një moment do kuptoni se keni ngatërruar qëllimet e larta me ato të jetës së përditshme dhe keni marre vendimet e gabuara. Përpiquni të rregulloni komunikimin dhe ekuilibroni qëllimet.