Një numër rekord prej 600 000 dozash vaksinash antiCOVID-19 janë administruar të premten në Itali, njoftuan autoritetet shëndetësore, duke nënvizuar se gadishulli ishte tashmë në vendin e dytë në Europës për numrin e personave të vaksinuar.
“Dita e premte është shënuar nga një numër rekord injektimesh në 24 orë, që ka arritur pragun e 600 000 vaksinimeve, ndërkohë që numri i dozave të administruara ka kaluar tashmë pragun 37 milionë”, përshëndeti organizmi qeveritar i ngarkuar me fushatën e vaksinimit në një komunikatë.
“Italia është gjithashtu në vendin e dytë absolut në Europë për sa i përket popullsisë plotësisht të vaksinuar, menjëherë pas Gjermanisë dhe përpara Francës dhe Spanjës”, shtoi ai duke ia atribuar këtë sukses pjesërisht rritjes së numrit të qendrave të vaksinimit, të cilat janë sot 2 666 kundrejt 1 500 në fillim të marsit.
800 qendra të reja do të hapen gjithashtu gradualisht në javët e ardhshme.
Sipas shifrave të botuara në faqen e qeverisë italiane, 37,06 milionë doza të vaksinave janë administruar që nga fillimi i fushatës së vaksinimit dhe 12,7 milionë njerëz janë vaksinuar, ose 23,48% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç.
Pandemia ka shkaktuar vdekjen e 126 415 personave në Itali, ku numri i rasteve të reja dhe v d ek jeve ka qenë në rënie të vazhdueshme javët e fundit, me 2 557 raste të reja dhe 73 vdekje të regjistruara të premten.
Ndërkohë Lombardia, zona më e goditur e Italisë nga COVID-19 është pranë imunitetit të tufës. Pas më shumë se 103 mijë dozave të kryera të premten në Lombardi, “ne po i afrohemi shpejt 70% të popullsisë së vaksinuar. Një përqindje që do të nënkuptonte arritjen e imunitetit të komunitetit”. Kështu shkroi nënkryetarja e Rajonit Letizia Moratti në “Facebook”, duke konfirmuar përparimin e mirë të fushatës së imunizimit në zonë.
Vaksinat e para për të pastrehët do të fillojnë gjithashtu të hënën, me njësinë rajonale të krizës që ka ftuar të gjithë Ats-të të lidhen me shoqatat që merren me të pastrehët në zonë, për t’u përpjekur të arrijnë sa më shumë të jetë e mundur. Vaksinimet do të fillojnë në disa konvikte në qytetin e Milanos, pasi Agjencia Rajonale e Emergjencave Rajonale ka bërë inspektimet e para në disa objekte për të identifikuar hapësirat e nevojshme, në veçanti hapësirën e inokulimit, zonën e pritjes pas vaksinimit, ashtu si atë para-vaksinimit me përcaktimin e flukseve.