Në Itali sot janë regjistruar 881 raste të reja me COVID-19 nga 150522 tamponë që janë bërë. Sot ishin 17 humbje jete. Numri i humbjeve është në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit 2020.
Sot janë regjistruar 2304 pacientë të shëruar. Në njësitë e kujdesit intensiv ka një rënie me 5 pacientë ndërsa ka 60 pacientë më pak të shtruar në pavijone të tjera Covid.
Me uljen e rasteve të infektimeve dhe fataliteteve dhe rihapjen graduale, edhe Italia ashtu si shumë vende të tjera kanë kthyer sytë nga turizmi duke harruar të paktën për sezonin turistik pandeminë për t’u përgatitur për vjeshtën.