Stereotipet rreth secilës shenjë të zodiakut janë kaq të njohura, sa është e pamundur të lexosh për astrologjinë dhe të mos i hasësh.Astrologjia është një studim kompleks dhe secila shenjë e zodiakut nuk mund të thjeshtohet deri në një stereotip, aq më tepër kur njerëzve u fiksohet pikërisht ai. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se shenjat nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me stereotipet përkatëse, por asgjë nuk mund të jetë kaq absolute. Po ti, a e di se ç’thuhet për ty?

Dashi: Je gjithnjë agresiv. Demi: Shumë dembel. Binjakët: Je me dy fytyra, i cekët. Gaforrja: Ke luhatje humori të shpeshta, je i dobët dhe shumë emocional. Luani: Je egoist, mendon vetëm për vete. Virgjëresha: Je tepër perfeksioniste. Peshorja: Je e pavendosur, sipërfaqësore. Akrepi: Je shumë kontrollues. Shigjetari: Ke probleme me përkushtimin në një lidhje, je shumë i lëvizur. Bricjapi: Je i fiksuar tmerrësisht shumë pas punës, je shumë konservativ. Ujori: Të mungon qëndrueshmëria, shpesh e shkëput veten nga e gjithë bota. Peshqit: Ke luhatje humori, je shumë naiv.