Ata janë më fatlumët! Nuk ekziston recetë e përgjithshme kundër tradhtisë, mirëpo këto shenja horoskopi shumë rrallë detyrohen të brengosen për këtë gjë. Partnerët thjesht nuk i tradhtojnë aq shpesh, dhe ja kush janë ata dhe përse janë të tillë.
DemI-Demat janë aq besnikë dhe të përkushtuar ndaj njerëzve në jetën e tyre sa që partnerët e tyre e kanë shumë të vështirë t’i hedhin poshtë të gjitha anët pozitive dhe të rrezikojnë gjithë marrëdhënien për shkak të një aventure. Për këtë shkak Demat partnerët e tyre rrallë i tradhtojnë.
Binjakët-Kjo shenjë horoskopi ka talent t’i duket si partneri ideal bash gjithkujt, mirëpo njerëzit shpesh pas komunikimit me pjesëtarin e kësaj shenje të horoskopit mbeten të ngazëllyer. Nga ana tjetër, Binjakët janë vetë të prirë për tradhti apo së paku për flirt, gjë që nuk i bënë idealë, dhe vetë janë rrallë viktima të tradhtisë.
Luani-Luanët për nga natyra janë joshës, karizmatikë dhe i pranojnë shumicën e njerëzve përreth vetes, prandaj është e lehtë të dashurosh, por vështirë t’i tradhtosh.