Sezoni turistik veror në Korçë është çelur me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve. Qyteti i cili ka rizgjuar këtë feste duke ruajtur traditën sot është ka festuar me kostume e maska të karnavaleve.
Të ndarë në 25 grupe, njerëzit të veshur me kostume e maska duke sjellë fabula e tematika të ndryshme janë organizuar në të gjithë qytetin duke dhuruar spektakël e ‘magji’ karnavalesh.
Në këtë feste madhështore nuk mund të mungonin edhe të ftuarit siç janë trupa e Shkupit, Durrësit dhe Tiranës, ku secili grup veç gëzimit e argëtimit do të përcjellë edhe mesazhe te rëndësishme për shoqërinë njerëzore.
I cilësuar si qyteti që di të festojë edhe për Karnavalet, Korça është e tejmbushur me turistë për të shkrepur një foto me personat e maskuar, për të festuar dhe marrë me vete aromën e vërtetë të Festivalit të Karnavaleve.