Në 24 orët e fundit në Kosovë 1 person ka humbur jetën nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 4, 014 teste të realizuara, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë se 155 qytetarë janë shëruar nga koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 104, 343 persona. Në total numri i rasteve aktivë është 923.