Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave të kabinetit të tij kanë biseduar me të rinj që i janë bashkuar platformës “Gati Për Shqipërinë”. Mes tyre ka qenë edhe i riu Flavio Jonuzaj, i cili tregoi se ka dëshirë që të kontribuojë në fushën e energjitikës.
Por një batutë nuk e ka kursyer edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Jonuzaj duke qenë se ishte marrë dhe me kërkimin 3D gjatë masterit mund të punonte me vetë Ramën duke qenë se edhe ai i ka qejf 3D.
Padyshim që kjo ishte ironizuese edhe për ata që e akuzojnë se kryeministri Rama bën projkete 3D, por nuk i vë ato në jetë.
Flavio Jonuzaj: Kam mbaruar inxhinieri mekanike, në Northen University, niveli Bachleor dhe master shkencor. Kam pasur disa eksperienca pune në industri në Amerikë, kam pasur edhe eksperiencë mësimdhënie në universitet për kërkimet shkencore. Fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D, ndërsa fokusin e Bachelor në energjitikë.
Ka disa muaj që jam kthyer në Shqipëri dhe pasi ndoqa fushatën dhe pash që Shqipëria kishte plan për të bërë kampion në fushën e energjitikës mendoj se mund të jap kontribut në këtë fushë.
Rama: Ti mund të punosh edhe me mua për 3D se unë vdes për 3D.
Flavio Jonuzaj: Patjetër pse jo (qesh)
Rama: Ok, me ministren e energjisë është e qartë.