Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, ka vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi duke theksuar se dy vendet kanë mundësi për të shtuar bashkëpunimin mes tyre. Bakoyannis tha se Shqipëria dhe Greqia nuk duhet të kapen pas së shkuarës, por të shohin drejt një së ardhmeje së përbashkët evropiane. Ai theksoi se në këtë pjesë Greqia e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Kam qenë këtu rreth 10 vjet më parë. Sot [Tirana] është një qytet ndryshe. Më bëri përshtypje dinamizmi dhe karakteri vibrant i qytetit. Çdo vit ndryshon diçka dhe të jem i sinqertë jam shumë i befasuar nga puna e mirë e mikut tim, kryebashkiakut [Erion Veliaj]. Mendoj se është një qytet në transformim dhe që po rilind. Ka shumë optimizëm dhe është një optimizëm i justifikuar për Tiranën,” u shpreh Bakoyannis, për Euro News Albania duke shtuar se Veliaj pritet të vizitojë Athinën gjatë vjeshtës.