Qendrat e Vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në datat 29-30 qershor, ku vaksinimi masiv do të vijojë për dy ditë. Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja e bëri të ditur sot këtë fakt nga qendra e vaksinimit në Vlorë tha se e marta dhe e merkura do te jene dite te hapura vaksinimi.
Sipas ministres këto dy ditë do të shërbejnë në shenjë sensibilizimi për qytetarët.