30 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar foton e trinjakëve të cilët kanë fituar betejën për jetën në Maternitetin “Koço Gliozheni”, pas disa ditëve të vështira në terapi intensive. Manastirliu ka falenderuar ekipin mjekësor për kujdesin e treguar ,duke bërë me dije se familja e trenjakëve ka përfituar nga Bonusi i Bebes 360,000 lekë të reja.
“Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë. #Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën su dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë.
Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi.
#JetëTëGjatë”, shkruan Manastirliu. Familja Boçi nga Lushnja është gëzuar me trenjakët Roi, Ajsi dhe Ersa, një lindje premature 33-34 jave dhe pas shumë ditëve në terapi intensive ata do të kthehen në shtëpinë e tyre shëndosh e mirë.