Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se ekipet mjekësore të Kurbinit janë në gatishmëri të plotë duke krijuar një pikë të posaçme shëndetësore, në kuadër të pelegrinazhit që po mbahet në Kishën e Shna Ndout në Laç.

“Ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore dhe Spitalit të Kurbinit në gatishmëri 24 orë prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme për pelegrinazhin e besimtarëve të shumtë nga e gjithë Shqipëria që janë mbledhur në Kishën e Shna Ndout në Laç ???
#JuNdihmoftë??”, shkruan Manastriliu.