Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkruar në një status në rrjetet sociale se plani kombëtar i vaksinimit do të vazhdojë derisa qytetari i fundit në Shqipëri.
Ajo ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga qendra e vaksinimit në Tiranë duke theksuar se janë mbi 900 mijë vaksinime të kryera dhe më shumë jetë të mbrojtura nga armiku i padukshëm.
“Mbi 900 mijë vaksinime të kryera, më shumë jetë të mbrojtura nga Armiku i Padukshëm.
Vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.