Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një foto nga Budapesti, ku në krah të tij është edhe futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni.

Rama krahas fotos shkruan se pavarësisht se Uzuni i shënoi gol Juventusit, skuadrës së preferuar të kryeministrit, ai është një person i mirë përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë” shkruan Rama.

Myrto Uzuni ka zhvilluar një sezoni fantastik me Ferencvarosin, duke e fituar titullin e kampionit në Hungari. Ai u transferua një vit më parë nga Lokomotiva Zagreb për 1,8 milion euro, por arriti të tregojë aftësitë e tij në Hungari duke u përshtatur menjëherë. Kjo ka bërë që çmimi i tij të rritet ndjeshëm, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në kampionatin hungarez. Tani vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro edhe pse gjendemi në mes të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19.