Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale, me pamjet e mrekullueshme nga Ujëvara e Sotirës, i uron ndjekësve të tij një pasdite të këndshme.

“Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Sotirës, mes mrekullisë së pyjeve e pemëve të lisit”, shkruan Rama.

Ujëvara e Sotirës burron nga 100 metra lartësi nga mali i Tomorrit, dhe ndodhet rreth 22 kilometra nga qyteti i Gramshit. Nga fshati Sotirë që i ka dhënë edhe emrin, një pjesë e rrugës për të shkuar te ujëvara përshkohet më këmbë.