Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa u pyet në lidhje me vettingun në polici tha se është pezulluar, por theksoi se ai ka një qasje sa i përket këtij procesi Çuçi tha se drejtuesit e lartë, të gjithë duhet të vettohen, nëse do mbajë një pozicion në hierarkinë e lartë drejtuese të Policisë së Shtetit.
‘KÇK janë ky grup prokurorësh dhe gjykatësish që nuk e ka kaluar vettingun dhe rastet flagrante i gjejmë tek ky grup. Në lidhje me sa u takon detyrimeve të mia si ministër, por kam të drejtën që këtë shqetësim ta ndaj me publikun të çoj vërejtjet e mia dhe të bëj ankesat edhe tek ILD. I kam bërë edhe më para ankesat. Sa i takon vettingut në polici kemi marrë një vendim për ta pezulluar, por unë kam qasje tjetër, por në lidhje me drejtuesit e lartë, të gjithë duhet të vettohen, nëse do mbajë një pozicion në hierarkinë e lartë drejtuese të policisë së shtetit. Unë mendoj se përveç nivelit të lartë drejtues, këtë duhet ta bëjmë për drejtuesit e lartë të policisë, kjo është qasja ime.’- tha Çuçi.