Sikurse pritej, Monika Kryemadhi ka preferuar të mbajë në Kuvend si deputet Petrit Vasilin, duke ‘djegur’ kështu Kejdi Mehmetajn. Në përgjigjen e saj për KQZ, kryetarja e LSI shprehet se kërkon mandatin e Fierti dhe jo atë të Tiranës.
Kujtojmë se Vasili mori në 25 Prill vetëm 362 vota nga në të gjithë Qarkun Tiranë.Ndërkohë LSI pritet të ketë në Kuvend në shtator katër deputetë gjithsej. Ata janë Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Agron Çelaj dhe Petrit Vasili.