Spanja mundi 5-3 Kroacinë dhe kaloi në çerekfinalet e “Euro 2020”, në një ndeshje spektakolare që u zgjidh pas kohës shtesë.

90 minutat përfunduan në barazim 3-3, ndërkohë që në shtesë ishte Alvaro Morata ai që zgjidhi ndeshjen me një supergol me të majtën. Më pas, Oyarzabal vulosi gjithçka me golin e pestë.

Spanja e nisi keq ndeshjen, duke i dhuruar një gol të pabesueshëm kroatëve, pasi topi i kthyer pas nga Pedri, nuk u ndalua dot nga portieri Unai Simon dhe përfundoi në rrjetë. Kjo goditje nuk e trullosi Spanjën, që me Sanabria barazoi rezultatin (38’) që në pjesën e parë.

Në të dytën, Azpilicueta kaloi në avantazh iberikët (57’), ndërsa 20 minuta më vonë, Ferran Torres duket sikur e vulosi përballjen me golin e tretë. Por, ekipi ballkanas nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Brenda 7 minutave, Orsic dhe Pasalic (85’ dhe 92’) shënuan dy gola dhe e dërguan ndeshjen në shtesë.

Në 30 minutat e shtesës, Kroacia nuk kishte më “karburant” për të përballuar Spanjën, duke i dhënë lamtumirën Evropianit.