Ministria e Turizmit ka miratuar protokollin e masave anti-COVID-19 që do të jenë në fuqi dhe të detyrueshme për t’u zbatuar për sezonin turistik për shkak të pandemisë.
VENDIMI I PLOTE Informimi i masave anti-Covid19 nga sipërmarrjet e aktiviteteve turistike Çdo sipërmarrje turistike që lejohet të ushtrojë aktivitetin rekomadohet të adaptojë këtë protokoll dhe të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme dhe pranë korridoreve të kalimit të njerëzve, mbështetur me materiale të ndryshme promovuese dhe informuese që informojnë mbi masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19. Aty ku është e mundur të përdoren materiale promovuese të mirëkoordinuara në nivel kombëtar duke u mbështetur në mënyrë rigoroze dhe të njehsuara me udhëzimet e nxjerra për këtë qëllim nga institucionet qëndrore të Qeverisë Shqiptare. Materialet promovuese, afishet dhe broshurat rekomandohet të publikohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ose edhe në gjuhën e vizitorëve të sipërmarrjes turistike. Stafi menaxhues i sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike duhet ti promovojë dhe rikujtojë këto masa stafeve të brendshme mbështetëse si dhe vizitorëve, mbi baza periodike, në formë dhe mënyrë të qartë, madje edhe kur konsiderohet se janë bërë trajnime dhe janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit Covid19. Vleresimi i zbatimit te masave Rekomandohet që administratori i sipërmarrjes turistike ose një përson i përcaktuar prej tij, të monitorojë procesin dhe stafin, lidhur me respektimin e masave të higjenës dhe distancës fizike, që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19.
Trajtimi i Rasteve Simptomatike Në rast se një person i pranishëm brenda strukturës akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të një infeksioni respirator (kollë e thatë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë administratorin/ ose personin e caktuar prej tij, i cili njofton menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe NJVKSH të njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike. Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit.
Masat higjeno sanitare gjatë procesit të rregjistrimit dhe shoqërimit të vizitorëve Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat anti-Covid19, në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre të caktuara dhe të parandalojnë përhapjen e mundshme të infeksionit ne strukturen akomoduese. Recepsioni duhet të ketë në dispozicion numrat e telefonit të autoriteteve shëndetësore, (Urgjencën Kombëtare dhe sherbimin epidemiologjik te NJVKSH përkatese) si dhe të afishojë masat anti-Covid19 në vend të dukshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë.
Stafi i recepsionit duhet të mbajë pastër ambjentin e tyre të punës dhe në fund të çdo ndërrimi turni të pastrojnë me kujdes tryezën dhe pajisjet (për shembull: telefon, tastierë, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa etj). Për të lehtësuar performancën dhe efektivitetin e këtij operacioni, është e përshtatshme të hiqen të gjitha sendet jo thelbësore nga sipërfaqja e punës. Ne recepsion duhet te kete solucion dezifektant me perberje alkoli 70-85%.
Rekomandohet që stafi të lajë duart shpesh dhe t’i dezifektojnë me xhel me përbërje alkooli 70-85%. Rekomandohet që nga sipërmarrja turistike të merren masa për të shmangur mbledhjet e shumë njerëzve në të njëjtin vend, si dhe për të zvogëluar në maksimum kohën e pritjes përgjatë procesit të rregjistrimit. Kur është e mundur, të përdoret sistem elektronik për regjistrimin. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër. Masa të përgjithshme të pastrimit dhe lëvizjes Rekomandohet pastrim i përsëritur i ambjenteve. Higjienizimi dhe larja e shpeshtë e duarve konsiderohet e domosdoshme. Pasi t’i keni larë duart me sapun dhe ujë, ju duhet t’i thani ato plotësisht. Xheli me përbërje alkoolike për higjienën e duarve duhet të përdoret në mënyrë periodike, madje edhe kur mbahen doreza.
Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve. Struktura akomoduese duhet të vendosë në holle, korridore dhe ambjente të jashtme kosha të pajisur me qese plastike për të hedhur mbetjet e mjeteve mbrojtese higjenike. Rekomandohet të fillohet me ajrosjen natyrale të dhomës duke hapur dritaret nëse ka. Pastrimi duhet të përfshijë të gjitha sipërfaqet siç janë tavolinat, krevatet, karriget, telefoni, telekomanda, dorezat e dyerve dhe panelet, si dhe çdo pajisje tjetër që konsiderohet se mund të jetë e prekur nga vizitori. Sipërfaqet që mund të ndoten me sekrecione të frymëmarrjes ose lëngje të tjera të trupit të personit, psh tualeti, basenet e larjes së duarve dhe banjot duhet të pastrohen me solucion të rregullt dezinfektues që përmban 0.1% hipoklorit të natriumit dhe te lihen pa u shplarë me ujë për 10 minuta. Sipërfaqet duhen shpëlarë me ujë të pastër pas 10 minutash kontakti me klorin. Kur përdorimi i klorit nuk është i përshtatshëm, p.sh. pajisje telefonike, telekomandë, doreza derë, butona në ashensor, etj, atëherë mund të përdoret alkooli 70%. Kur është e mundur, të përdoren vetëm materiale pastrimi me nje përdorim.
Të gjithë artikujt e përdorur me një përdorim (peshqir dore, doreza, maska,) duhet të vendosen në një enë me kapak dhe të hidhen sipas menaxhimit të mbeturinave të rrezikshme. Nëse mini-bar është i pranishëm dhe aktiv në dhomë, në secilin ndryshim të vizitorit rekomandohet të pastrohen të gjitha sipërfaqet e mini-barit në mënyrë sistematike. Dyshemetë pastrohen dhe sanitarizohen me produkte të përshtatshme. Këshillohet të shmangni pajisjen e dhomave ose dhomave të tjera të strukturës me elemente arredimi që nuk janë objekte të pastrimit të përditshëm. Higjena e përgjithshme Dhomat duhet të mirëmbahen me standard të larta pastërtie cdo dite. Të gjitha sipërfaqet duhet të pastrohen të paktën çdo ditë me pastrues dhe ujë ose dezinfektues. Zonat me prekje të shpeshtë, siç janë parmakët, panelet e kontrollit të ashensorit ose dorezat e dyerve duhet të pastrohen disa here ne dite. Duart duhet të lahen pas çdo veprimtarie pastrimi. Tualetet rekomandohen të lahen me ujë dhe dizinfektant. Ato duhet të jenë të pajisura me sapun të lëngshëm, peshqirë letre ose tharëse duarsh. Dezinfektoni mjedisin me dezinfektues te holluar sipas rekomandimeve dhe standardeve te percaktuara nga MSHMS. Lëreni për 15-30 minuta para se ta shpëlani me ujë dhe ta pastroni. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet zbatimit të masave të pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina, etj.) si një masë parandaluese e përgjithshme gjatë gjithë epidemisë COVID-19. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet objekteve që preken shpesh, siç janë tavolinat, karriget, enët prej porcelani, mbajtëset e kripës, piperit picetave, etj. të këtij lloji. Këto objekte duhet të pastrohen dhe dezinfektohen përpara nisjes së orarit të vaktit të ngrenies dhe / ose sa herë që duket e nevojshme.
Ventilimi I referohet procesit të furnizimit dhe largimit të ajrit në ambjent, e cila mund të arrihet me mjete natyrore dhe mekanike. Filtrat rekomandohet të pastrohen rregullisht dhe të zevendësohen sipas manualeve teknike dhe udhëzimeve të prodhuesit. DEzinfektoni të gjitha sipërfaqet që konstatohen se kane rritje të mykut si rezultat i lagështires së tepërt. Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha grilat mbrojtese të sistemit të ajrimit. Përdorimi i ashensorëve Përdorimi i ashensorëve duhet të jetë i tillë që të lejojë respektimin e distancës 1.5 metër. Distanca mund të reduktohet për njerëzit që janë pjesë e së njëjtës familje ose që ndajnë një dhomë. Në raste të tjera, nuk rekomandohet përdorimi në të njëjtën kohë, i ashensorit nga persona që nuk janë të të njëjtës familje. Butonat e ashensorit duhet të pastrohen periodikisht. Rekomandohet mbajtja e maskes ne mjediset e ashensorit.
Manuali për administrimin e Ushqimit dhe Pijeve – Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës. – Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin. – Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbëhet ushqim. – Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza. – Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta – Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit. – Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.
Manual për shërbimin e mishit Ndani mishin e papjekur nga ushqimet e tjera
Ndani mishin e papërpunuar, shpendët, ushqimet e detit dhe vezët nga ushqime të tjeranë vendet e ruajtjes së përkohshme, kontejnerë ushqimore apo frigorifer. Përdorni një dërrasë prerëse për produkte të freskëta dhe një të veçantë për mish të papjekur, shpendë dhe ushqime deti. Asnjëherë mos vendosni ushqim të gatuar në një pjatë që keni vendosur më parë mish të papjekur, shpendë deti, ushqime deti ose vezë. Mos përdorni përsëri salcat marinuese të përdorura një herë për ushqime të papërpunuara. Higjiena e ushqimit në tërësi Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet te sigurta dhe të transferohet në zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Parandaloni ndotjen e tërthortë midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të përgatitur për konsum duke përdorur një trajtim të veçantë për përgatitjen dhe për ruajtje. Ushqimi gjithashtu duhet të mbrohet siç duhet gjatë ruajtjes dhe servirjes për të parandaluar ndotjen me pajisje, vegla dhe personel pasi transferimi i baktereve nga një ushqim (zakonisht i papërpunuar) në një tjetër është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve infektive që vijnë nga ushqimi.
Ushqimi i përpunuar, rekomandohet të gatuhet mirë para konsumimit. Rekomandohet që në ambientet e gatimit, ventilimi të jetë në nivel shumë të mirë. Në ambientet e gatimit të ketë sapun të lëngshëm, dezinfektant dhe peshqirë letre për të mundesuar larjen e shpeshtë të duarve nga personeli që punon atje. Siguroni kontenjerë të përshtatshëm të mbeturinave, të mbuluar dhe që duhen të pastrohen dy herë në ditë.