Një Kampus i ri Universitar i shtohet kryeqytetit, teksa Bashkia Tiranë vijon çdo ditë punën për kampusin e madh të Universitetit Bujqësor dhe 20 shkollat e reja 9-vjeçare dhe gjimnaze. “Po ndërtohen 20 shkolla në Tiranë, po ndërtohet një kampus i madh në Universitetin Bujqësor, por si gjithmonë privati është përpara publikut. Kështu që sot isha shumë krenar, por edhe cik fare xheloz, sepse na mundët. Ne tonat i hapim në shtator-tetor”, tha kryetari i Bashkisë së tiranës Erion Veliaj teksa ishte i ftuar në hapjen e Kampusit të ri Marin Barleti në kryeqytet.
Kryebashkiaku tha në këtë vend ka të mirë, ka dhe të këqinj, por çështja është nga çështja është se ku anon peshorja. Këtu te “Marin Barleti” qartazi peshorja anon nga e mira, nga puna. “Shpërblehen ata që ecin përpara. Shpërblehen ata që nuk dorëzohen, ata që nuk lodhen, ata që i kanë sytë tek finishi, tek fokusi. Ashtu si gocat dhe çunat e kampionëve tanë të “Barletit”, kur i mban sytë te koshi, te goli, tek rrjeta; ke gjasa të fitosh”, nënvizoi Veliaj.