Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh deputet i zgjedhur në 25 Prill në qarkun e Fierit, Petro Koçi ka reaguar pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit nga çdo funksion institucional dhe partiak.

Ashtu si mjaft eksponentë të Partisë Socialiste, të cilët kanë kaluar mjaft vite me Gramoz Ruçin, nuk mungoi mesazhi i urimit edhe nga Petro Koçi i cili e cilëson atë si një shok të pazëvendësueshëm.

“Nje shok i pazevendesueshem. Simbol i pjekurise, burrerise, dhimbshurise dhe pervojes politike. Socialist ne cdo qelize. Gur themeli. Mjeshter i njohjes se shpirtit njerezor. Keshtjelle e mirebesimit. Perbashkues i jashtezakonshem. Sfidant shembullor. I drejteperdrejte me te madh e te vogel. Mbret i modestise. Zot i rendit parlamentar. Te pacim!”, shkruan Petro Koçi. (Lexo.al)