Pandeli Majko ka shprehur votën pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit. Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit, Majko argumenton se: “Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij. Në fillim refuzova ta nënshkruaja propozimin për shkarkim por Meta është bërë simbol i jo seriozitetit në detyrë.
Unë do të votoj pro shkarkimit, një votë që më rëndon shumë por është votë për të vërtetën”, tha Majko. (TemA)