Vaksinat e Covid-19 tani po administrohen për të gjithë ata që janë mbi moshën 18 vjeç në të gjithë botën. Vaksinat që janë në dispozicion në treg thuhet se shkaktojnë efekte anësore të lehta deri në mesatare pas vaksinimit. Një nga simptomat më të zakonshme të vaksinimit është dhimbja e trupit. Por, a duhet të merrni qetësues të dhimbjeve për të ulur dhimbjen? Jo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se nuk këshillohet marrja e ilaçeve kundër dhimbjes para se të merrni vaksinën për të parandaluar efektet anësore të mundshme, pasi ajo mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinave. Atëherë çfarë duhet të bëni nëse vuani nga ethet apo dhimbja e trupi?

OBSH thotë se dikush mund të marrë paracetamol ose qetësues të tjerë për të kontrolluar efektet anësore të tilla si dhimbja, ethet, dhimbja e kokës ose dhimbjet e muskujve pas vaksinimit, por jo para se të bëhet vaksina.

‘Nuk rekomandohet marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve’

OBSH-ja e tha këtë pasi disa postime të rreme në mediat sociale flisnin për nevojën për marrjen e antihistamineve dhe ilaçeve të tjera të dhimbjes, përpara se të merrnin vaksinën e Covid-it për të ndihmuar në lehtësimin e efekteve anësore të mundshme të vaksinës.

“Nuk rekomandohet të merrni qetësues të dhimbjeve të tilla si paracetamol para se të merrni vaksinën Covid-19 për të parandaluar efektet anësore. Kjo sepse nuk dihet se si ilaçet kundër dhimbjes mund të ndikojnë në funksionimin e vaksinës. Sidoqoftë, mund të merrni paracetamol ose qetësues të tjerë nëse shfaqni efekte anësore të tilla si dhimbje, ethe, dhimbje koke ose dhimbje të muskujve pas vaksinimit”, ka thënë një zëdhënës i OBSH-së.

Ilaçet kundër dhimbjeve mund të kufizojnë efikasitetin e vaksinës, thotë OBSH.

Efektet anësore të zakonshme të vaksinës, të tilla si dhimbja e krahut, dhimbje koke, ose lodhje, janë të vogla në shumicën e rasteve, shtoi OBSH. Por ndërsa antihistaminat mund të zbusin disa reaksione alergjike, ato nuk janë krijuar për t’i parandaluar ato.

Profesor Luke O’Neill, Kryetar i Biokimisë në Kolegji Trinity Dublin është shprehur: “Nuk ka asnjë arsye për të marrë ilaçe kundër dhimbjes përpara vaksinës, ato mund të kufizojnë efikasitetin e vaksinës”.