Për të përshpejtuar shpërndarjen globale të vaksinave antiCOVID-19, eurodeputetët bënë thirrje për një revokim të përkohshëm të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale. Në një rezolutë të miratuar me 355 vota pro, 263 kundër dhe 71 abstenim, PE kërkon një shmangie të përkohshme nga marrëveshja “Trips” e OBT, në mënyrë që të përmirësojë aksesin global në ilaçet kundër COVID-19 me një çmim të përballueshëm, si edhe për të adresuar kufizimet e prodhimit botëror dhe mungesat e furnizimit.
Sipas eurodeputetëve, marrëveshjet e licencimit vullnetar dhe transferimi vullnetar i teknologjisë dhe aftësive teknike, në vendet ku tashmë ekzistojnë industri prodhuese të vaksinave, përfaqësojnë mënyrën më të rëndësishme për përshkallëzimin dhe përshpejtimin e prodhimit global për një periudhë afatgjatë. Për të adresuar vështirësitë e prodhimit, eurodeputetët i kërkojnë BE-së të “heqë sa më shpejt pengesat e eksportit dhe të zëvendësojë mekanizmin e saj të autorizimit të eksportit me kërkesat e transparencës së eksportit”.