Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, oponent i Bashës në zgjedhjet partiake të kësaj force politike që mbahen të dielën në 13 qershor, ka zgjedhur një thënie të filozofit Kinez Laotzi për të nisur ditën sot si mesazh për elektoratin e djathtë që voton për kreun e PD. “Një fitues e gjen gjithmonë një mënyrë; një dështak e gjen gjithmonë një justifikim” citon Bujar Nishani shprehej e filozofit kinez të shekullit V para erës sonë.

Duke parë qëndrimet e Nishanit gjatë kësaj fushate, dhe mbështetja e tij për kandidaten në garë Edit Harxhi, Nishani ka zgjedhur tu përgjigjet edhe komentuesve që e kanë pyetur se ku pozicionohet ai në këtë aforizëm të publikuar prej tij. “Se ku hyj unë, ua lë juve ta gjykoni. Unë thjesht po përsëris atë që thotë ajo fjalë e mencur më lartë. Kush di të jetë fitues, e gjen gjithmonë një mënyrë. Sa për Ramën, e kam thënë vazhdimisht: ab uzon se nuk ka përballë një alternativë që di të fitojë” sqaron më tej Nishani.

Zgjedhjet për kreun e PD janë njoftuar se do të mbahen në 13 qershor, të dielën. Në garë janë katër kandidatë: kreu aktual i PD Lulzim Basha, përballë kandidatëve, Agron Shehaj, Edit Harxhi e Fatbardh Kadilli.