“Për herë të parë asnjë rast i ri me Covid në Tiranë”. Këtë lajm e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në median socale Twitter.

Nga ana tjetër kryeqyteti ka 36 raste aktive. Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid-19 në gjithë Shqipërinë. Shqipëria ka më shumë se një muaj që ka parë një ulje të rasteve të reja me Covid. Ndërkohë gjatë dy ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete.