Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare teksa po vijon prej disa ditësh vizitën e tij në Francë.

Rama shprehet se ka qenë i ftuar nderi në edicionin e parë me prani të “Drekës Debat”.

“Paris – I ftuar i nderit në edicionin e parë me prani fizike të “Drekës Debat” në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, shkruan Rama.