Pandemia e koronavirusit e shtyu ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në Evropë për EURO 2020 e ‘mundi’ dhe këtë sfidë dhe rikthehet sot me premtimin e një spektakli të garantuar. Tashmë është gjithçka është gati. Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.
Turqia pavarësisht se shënohet si ekipi pritës, Italia e ka një avantazh pasi luan në ‘shtëpinë’ e saj. Një tjetër ngjarje e veçantë për ne shqiptarët është se në startin e kampionatit evropian të futbollit, do të jetë edhe një bashkëkombës i yni. Këngëtari Ermal Meta do të shoqërojë si kolonë zanorë me me hitin ‘uno’ në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi.
Në skenë do të ngjitet këngëtari me famë botërore Andrea Boceli, ndërsa zëri i Ermal Metës do të shoqërojë rrëfimin e SKY Sport pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi. Kënga UNO flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë. Në kampionatin europian të futbollit do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë Ëembli. Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Nesër në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID , janë vaksinura ose kanë një test negativ COVID.
Në të njëjtin grup me Italinë e Turqinë ndodhen dhe Uellsi me Zvicrën. Europiani duhet të mbahej vitin e kaluar, por u shty prej pandemisë. Për herë të fundit u mbajt në Francë ku e fitoi Portugalia ndërkohë këtë radhë risia është se do të mbahet në disa shtete.