Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e kapura me dron duke treguar ecurinë e punimeve për Unazën e Madhe, në zonën që njihet ndryshe si “Astiri”.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë zonë po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare. “Ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, ku po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”, shkruan Rama. Sjellim në vëmendje që për Unazën e Madhe pati protesta nga banorët e zonës, banesat e të cilave prekeshin nga projekti.