Kryeministri Edi Rama ndodhej në Qafë Mollë ditën e sotme, për të vizituar nga afër fabrikën e përpunimit të ujit “Selita”. Kjo fabrikë vjen me një investim të ri e cilësor, me teknologjinë më të fundit të liderit botëror, ‘Krones’. I pranishëm ishte edhe një prej drejtuesve nga kompania lider në botë me qendër në Mynih. “Është një projekteve më të mëdha në këtë zonë të Shqipërisë. Ka një kapacitet goxha të konsiderueshëm”, tha ai.
Investimi që kompania shqiptare ka bërë e ka nisur që prej fillimit me teknologjinë gjermane. Që nga nisja e fabrikës, ndërtim dhe gjithçka tjetër është investim i bërë nga ‘Krones’. Investimi i kompanisë ka kaluar vlerën e 20 mln dollarëve, ku 10% e investimit është vetëm filtrimi i ujit, filtra enkas për ujin ‘Selita’.