“The Washington Times” është një media e dorës së tretë në SHBA e cila herë pas here përdoret nga funksionarët e PD për qëllime personale si një dritare ku mund të sponsorizohen shkrime për të sulmuar diplomatët e akredituar në vendin tonë.
Ndonëse mediat pranë PD përpiqen ta portretizojnë “The Washington Times” si të ishte The Washington Post”, ajo mbahet mend për shkrimet e sponsorizuara që sulmonin ish ambasadorin amerikan Donald Lu, kryeministrin Edi Rama apo zyrtarët e lartë të PS në prag zgjedhjesh.
Sot në skenë ka dalë vetë Sali Berisha i cili ka dhënë një intervistë nga Tirana ku thotë se nuk ka fakte pas akuzave për korrupsion të ngritura kundër tij nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Berisha ka thënë se vendimi që i ndalon hyrjen në SHBA është bazuar në dezinformacion nga Edi Rama dhe organe të financuara nga George Soros.
Më poshtë disa pasazhe nga shkrimi:
“Kam bindjen e thellë se kjo deklaratë kundër meje është bazuar tërësisht në informacion të gabuar që zoti Sekretar i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobimi i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të afërt”, tha Berisha. “Ata nuk kanë fakte. Asnjë fare. Sikur të bënin të ditur ndonjë, do t’u isha mirënjohës. Por ata nuk kanë prova konkrete të bazuara në fakte, jo në manipulime e shpifje”, shtoi ai.
Berisha pretendon se është viktimë e një fushate përbaltjeje të orkestruar nga një rrjet organizatash joqeveritare që operojnë në Shqipëri dhe vende të tjera ballkanike me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur të Sorosit.
‘Unë kam qenë kritik i hapur i George Soros dhe mikut të tij të afërt Edi Rama, dhe për këtë shkak Departamenti i Shtetit ngriti akuzat kundër meje’, tha Berisha për The Times. ‘Nuk ka arsye tjetër. Nuk mund të ketë arsye tjetër’. Deklaratat e zotit Berisha kundër Sorosit janë edhe më komplekse, të lidhura me gjeopolitikën rajonale.
Ai tha në intervistën me The Times se Soros dhe OJQ-të e financuara prej tij në rajon e kanë luftuar që më 2017, kur ai denoncoi publikisht propozimet për ndryshim kufijsh midis Kosovës e Serbisë. Fondacioni për Shoqëri të Hapur nuk iu përgjigj kërkesës për koment, po ashtu as një zëdhënës i zotit Soros i listuar në sitin e organizatës në internet.
Siti thotë se Fondacioni ka punuar në Shqipëri që më 1992 me ‘mision të ngjashëm me fondacionet motra kudo në botën ish-komuniste, për t’i ndihmuar ato të bëhen shoqëri të hapura, demokratike’. Në letrën që zoti Berisha i shkroi zotit Blinken, një kopje të së cilës e ka The Times, ish kryeministri përmend historinë e denoncimeve publike të Sorosit, por nuk e akuzon Sekretarin e Shtetit se është bazuar në vendimin e tij mbi ndonjë gjë të lidhur me Sorosin apo me OJQ-të e financuara nga Soros. tema/