Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të ardhshëm të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 10 qershor, në Pallatin e Brigadave.
Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Samiti i këtij viti është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë bisedave drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit, ku i pranishëm do të jetë dhe Krerët e
Kujtojmë se vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online por u njoh si Samiti i Sofjes dhe u zhvillua më 10 nëntor.
Në samitin e mbajtur në Sofje shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ranë dakord që të fuqizojnë marrëdhëniet mes tyre. Liderët e shteteve u pajtuan që të krijojnë treg të përbashkët rajonal dhe po ashtu të adoptojnë politikat e gjelbra.
Në deklaratën e përbashkët shkruhej se ky pajtim u arrit “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.