Presidenti Ilir Meta një ditë më parë, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkon të promovojë produktet vendase, ku shkruan “bli shqip”.
“Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.
Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.”-shkruan Meta.
Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, kundër Presidentit, duke mos kursyer edhe akuzat e forta.
LEXO EDHE: Dëshironi të studioni në SHBA?/ Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm
Një qytetar ironizon, ndërsa shkruan “Dhe vidh si unë thotë Likja?”
Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Ke harru me cek temën: Vidh shqip ose ne versionin Like”.
Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ilir Meta batakci, agjent, produkt grek dhe rus. Amerika të do brenda, de fakto.
Joe Biden kërkon asgjësimin tënd të plotë, si politikan batakci.
Bëhu gati për burg, fshatari i Cepanit”.
Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Haha.. Dhe ti plaçkit shqip”.
Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve./CNA.al